Telegrafi

Tenistja mitrovicase, Learta Muharremi fiton turneun ndërkombëtar “Peja Open” për U-14

Tentistja nga Mitrovica, Learta Muharremi, ditë më parë e fitoi turneun ndërkombëtar “Peja Open” për U-14.

Muharremi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se rrugëtimi deri këtu ka qenë i bukur, i gjatë dhe jo i lehtë, shkruan Telegrafi.

Ajo ka thënë se nga viti 2020 e ka pasur vetëm një humbje në kategorinë e saj përkatëse ku ajo luan me grupmoshat e veta.

Tenistja mitrovicase ka treguar disa nga çmimet që i ka fituar ndër vite.

Në vitin 2020, Muharremi e ka fituar çmimin “Shpresë e vitit” për kategorinë U-10, në vitin 2021, “Tentiste e vitit” për kategorinë U-12. Ndërsa, në vitin 2022 e fitoi çmimin “Teniste e vitit” për kategoritë U-12 dhe U-14 dhe në vitin 2023, “Teniste e vitit” për kategorinë U-14 dhe U-16.

“Në këtë turne pjesmarrëse ishin gjithsej 19 garuse, vajza nga vende të ndryshme të Evropës”, ka thënë ajo.

Tenistja nga Mitrovica ka treguar se me këtë sport ka filluar të merret që nga mosha 9-vjeçare dhe se ambiciet e saj për të ardhmen janë që të jetë pjesë e turneve si “Wimbeldon”, “US Open”, “Australia Open” e të tjerë.

Tutje, Muharremi është shprehur se deri më tani nuk e ka pasur mbështetjen e duhur mga Federata e Tenisit të Kosovës dhe nga institucionet qendrore e komunale. /Telegrafi/