Site icon Telegrafi

Tenistja e re kosovare demolon rusen

Tenistja e re nga Kosova, Blearta Ukëhaxhaj, ka nisur me shumë sukses garën e Tennis Europe që po mbahet në Ulqin.

Pasi arriti të mposhtë ukrainasen Soffia Barchuk, Ukëhaxhaj kaloi raundin eliminues dhe sot ka zhvilluar dy ndeshje duke i fituar të dyja për të kaluar në çerekfinale të kampionatit për kategorinë deri 14 vjet.

Fillimisht ajo mposhti malazezën Iva Nisaviq me rezultat 2 me 1 në sete dhe para pak minutash ka mposhtur rusen Alexandra Lantsetova me rezultat 2 me 0 në sete, 6:0 dhe 6:1.

Garuesja tjetër kosovare Viola Peja është eliminuar në raundin kualifikues nga Jing Yang.

Exit mobile version