Site icon Telegrafi

Tenistja britanike Emma Raducanu merr vëmendjen me stolitë në vlerë afro 50 mijë euro në Australian Open

Ishte më shumë se thjesht aftësitë e saj në tenis që mahniti spektatorët kur ajo bëri debutimin e saj në Australian Open.

Sensacioni britanik i tenisit, Emma Raducanu, 19 vjeçe, hyri në raundin e dytë duke rrëmbyer vëmendjen me stolitë e markës “Tiffany” me vlerë më shumë se 40,000 funte (48 mijë euro).

Zonjusha Raducanu, e cila nënshkroi një marrëveshje të vlerësuar prej dy milionë funtesh (2.4 milionë euro) me markën e argjendarive luksoze në shtator, fitoi dje një ndeshje në rezultat 6-0, 2-6, 6-1 ndaj lojtares amerikane Sloane Stephens.

Ajo shkëlqeu në oborrin e Melburnit me një byzylyk prej 18,900 funtesh (22,600 euro), një unazë të ngjashme me vlerë 4,975 funte (5900 euro) dhe një palë vathë në vlerë 2,575 funte (tre mijë euro).

Ajo kishte vënë një byzylyk me disa rrathë lidhje në vlerë 3700 funte (4400 euro) dhe një varëse të madhe me kryq, e cila kushton rreth 9875 funte (11,800 euro).

Ylli i tenisit, e cila një vit më parë ishte ende në shkollë, mund të vlejë gjashtë milionë funte (7.1 milionë euro) sipas ekspertëve, me fitoren e saj në US Open që i solli asaj rreth dy milionë funte (2.4 milionë euro) fitime vetëm në para.

Zonjusha Raducanu të enjten do të luajë me malazezen Danka Kovinic. /Telegrafi/

Exit mobile version