Telegrafi

Tenisti Kei Nishikori rezulton pozitiv me COVID-19

Kei Nishikori (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Tenisti japonez, Kei Nishikori, ka rezultuar pozitiv në testimet për coronavirus dhe nuk do të luajë në Cincinnati Masters, ndërkohë që US Open fillon pas dy javësh.

Nënkampioni i US Open nga viti 2014 ka thënë se ndihet mirë, mirëpo do të izolohet dhe do të testohet sërish të premten.

Kampionët në fuqi, Rafael Nadal dhe Bianca Andreescu, tashmë kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në Flushing Meadows.

(Foto: Kiyoshi Ota/Getty Images/Guliver)

“Këtë mëngjes, ndërkohë që ndodhem në Florida, u testova për COVID-19 dhe rezultova pozitiv”.

“Më duhet të tërhiqem nga turneu në Cincinnati në këtë kohë. Unë dhe ekipi im do të testohemi sërish të premten dhe pastaj do t’ju njoftojmë për të tjerat”, ka deklaruar 30-vjeçari. /Telegrafi/