Tenisti francez Benoit Paire ka zbuluar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 përpara Australian Open 2022.
Numri 46 i botës do të merrte pjesë në një turne në Melburn që fillon më 4 janar, por tani ai është në karantinë dhe dukshëm i nervozuar.
“Përshëndetje, emri im është Benoit Paire dhe për herë të 250 jam pozitiv me COVID”,
“Sinqerisht, nuk mund të përballem më me këtë m*t COVID-i”, njoftoi francezi.
— paire benoit (@benoitpaire) December 29, 2021
Paire, i cili është vaksinuar dhe është “100 për qind” në favor të vaksinave.
“Por për shkak të gjithë këtyre karantinave të kaluara në një dhomë në anën tjetër të botës nuk ndihem mirë mendërisht!!”.
“Viti i kaluar ishte i vështirë dhe ky vit nis në të njëjtën mënyrë!”, deklaroi ai.
Australian Open fillon më 17 janar, duke i dhënë Paire kohë të mjaftueshme për të testuar negativisht dhe për të vlerësuar nivelin e tij në fushë.
Lojtarë të tjerë që kanë rezultuar pozitivë në javët e fundit përfshijnë numrin 3 të botës Rafael Nadal, Andrey Rublev (5) dhe Denis Shapovalov (14)
32-vjeçari Paire humbi pjesëmarrjen në US Open 2020 për shkak të një testi pozitiv për COVID vetëm disa ditë para raundit të parë. /Telegrafi/