Tenisti francez Elliot Benchetrit është kritikuar shumë pasi nga një vajzë, shpërndarëse e topave të tenisit, ka kërkuar që ti qëronte një banane.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje, gjatë ndeshjes së tij kualifikuese në Australian Open.
Siç thuhet më tej, tenistin numër 229 në botë ishte në një pauzë gjatë lojës së tij kundër Dmitry Popko – kur ai vendosi të qëronte një banane.
Megjithatë, në vend se ta bënte vetë, 21-vjeçari befasoi të pranishmit kur kërkoi nga një vajzë që ta bënte një gjë të tillë.
Vajza e re dukej e befasuar nga kërkesa dhe gjyqtari John Blom ndërhyri shpejt, duke i refuzuar kërkesën Benchetrit dhe duke e detyruar që një gjë ta bënte vetë. /Telegrafi/
So this is the moment where Elliot Benchetrit asks the ballkid to peel his banana. I’m glad the umpire (John Blom) stepped in and told him off. pic.twitter.com/TK1GET68pG
— Alex Theodoridis (@AlexTheodorid1s) January 19, 2020