Telegrafi

Tenisti bullgar theu për toke tri reketë brenda një loje (Video)

Në ‘Istanbul Open’ që është zhvilluar në Turqi, një tenist nuk ka lënë shije aspak të mirë.

Grigor Dimitrov nuk është treguar aspak sportiv, duke e shfryrë mllefin e humbjes, me thyerjen e reketit.

Bullgari që gjendet në vendin e 29-të, të renditjes së lojtarëve më të tenisit, ka humbur nga Diego Schwartzman, që ndodhet në vendin e 82-të.

Kjo ka bërë që ai, të thyej tri reketë për toke gjatë zhvillimit të lojës, transmeton Telegrafi.

Gjesti i 24-vjeçarit është fërshëllyer nga të pranishmit në sallë, ndërsa ka marrë kritika nga përcjellësit e sportit. /Telegrafi/