Site icon Telegrafi

Tenisti australian dënohet me shtatë vjet mos-lojë shkaku i kurdisjeve të ndeshjeve!

Ish-tenisti australian, Nick Lindhal është dënuar me shtatë vjet qëndrim larg fushave të tenisit dhe me 35 mijë euro dëmshpërblim.

Kjo ka ndodhur për shkak të një skandali, ku tenisti ka fiksuar një ndeshje në një turne të vogël në Australi në vitin 2013.

Në këtë ngjarje janë përfshi edhe dy tenistët tjerë, Brandon Walkin dhe Isaku Frost, ku u dënuan nga disiplina.

Lindhal u tërhoq nga tenisi menjëherë pas fillimit të hetimeve në vitin 2013.

Exit mobile version