Telegrafi

Tenisti amerikan i lë të shokuar shikuesit, shtrihet në tokë me dhimbje të mëdha

Stefan Kozlov ka dhuruar skena tejet shokuese gjatë turneut që po zhvillohet në Acapulco në tenis.

Tenisti amerikan ishte duke u përballur me Grigor Dimitrov, kur i ndodhi një incident tejet shokues gjatë një pike të fituar.

Kozlov pati një përballje të vështirë ndaj bullgarit për ta fituar atë pikë, por që në fund u rrëzua në dhimbje.

Kozlov i shtrirë bëri me shenjë se ka nevojë për ndihmë mjekësore, pasi kishte pësuar siç duket një ngërç në këmbë.

Fatmirësisht amerikani u rikuperua shpejt dhe vazhdoi ndeshjen, por fati nuk i shërbeu deri në fund të ndeshjes, ndaj doli i mundur nga ky duel me shifrat 6-7, 7-5, 3-6. /Telegrafi/