Site icon Telegrafi

Tenistët e pavaksinuar nuk do të luajnë në Australian Open

Tenistët që nuk kanë marrë vaksinën anti-COVID nuk do të lejohen të luajnë në Australian Open.

Craig Tilly, drejtori i turneut, zbuloi informacione të rëndësishme për mediat australiane.

Ai deklaroi se lojtarët e pavaksinuar nuk do të lejohen të marrin pjesë në Australian Open.

Australian Open do të mbahet nga data 17 deri më 30 janar 2022 në Melburn, ndërsa tashmë janë publikuar edhe rregullat strikte.

Konfirmim ka ardhur edhe nga “The Times”, derisa u është kërkuar tenistëve që të vaksionohen sa më parë në mënyrë që të marrin pjesë në këtë turne.

Ata që nuk vaksinohen nuk do të luajnë në Melburn, e që pothuajse i vetmi që nuk e ka pranuar vaksinimi është Novak Djokovic, që është duke u kritikuar ashpër nga kolegët e tij për këtë vendim. /Telegrafi/

Exit mobile version