Telegrafi

Tenistët e Kosovës mësojnë shortin në EYOF ‘Baku 2019’

(Foto: Facebook/Kosovo National Olympic Committee)

Katër tenistët që po e përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, ‘Baku 2019’, kanë mësuar sot (e shtunë) shortin për rrethin e parë të garave.

Melos Nallbani do të përballet me Alin Fatu të Rumanisë, ndërsa Fresk Sylhasi me Mika Brunold të Zvicrës.

Në konkurrencën e femrave, Vesa Gjinaj ka përballë Melisa Senli të Turqisë, ndërsa Forta Morina sfidon Chelsea Fontenel të Zvicrës.

Më vonë ju informojmë për orarin e garave të tenistëve tanë, të cilëve iu urojmë fat dhe suksese – thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Çiftet e garuesve tanë:

Melos Nallbani – Alin Fatu (Rumani)
Fresk Sylhasi – Mika Brunold (Zvicër)
Vesa Gjinaj – Melisa Senli (Turqi)
Forta Morina – Chelsea Fontenel (Zvicër)