Telegrafi

Tenisi Evropian refuzon anëtarësimin e Kosovës

Federata e Tenisit të Kosovës ka aplikuar më 14 janar 2010 për t’u anëtarësuar në Tenisin e Evropës.

Presidenti i Tenisit të Evropës, Jacques Dupre, në një letër dërguar presidentit të Tenisit të Kosovës, Shkelzen Domi, ka njoftuar se në takimin e javës së kaluar në Cyrih, Bordi Menaxhues ka vendosur të mos e mbështesë aplikacionin e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikate të lëshuar nga Federata e Tenisit të Kosovës, e cila vendimin e fundit të Tenisit të Evropës e ka cilësuar si të padrejtë. /rel/