Telegrafi

Tenis: Henin do të rikthehet

Henin, 27-vjeçare, do ta publikojë lajmin sot në mbrëmje në mediat në Belgjikë, raportojnë mediat e huaja.

Henin, e cila hoqi dorë nga tenisi në muajin maj të vitit 2008 në moshën 25- vjeçare, është fituese e shtatëfishtë e turneve Grand Slam, dhe duket se ka lakmuar rikthimin e suksesshëm të bashkëkombëses së saj Kim Clijsters, e cila fitoi në US Open javën e kaluar, vetëm një muaj pas rikthimit në fushat profesionale.