Telegrafi

Tenderi për gropat në OSHP

Pas ikjes së dimrit, rrugët në kryeqytet janë gati të “përpijnë” ndonjë veturë që kalon mbi to. Në gjendjen më të keqe është lagjja “Qyteza Pejton” ku gropat janë hapur gjithandej. Komuna e Prishtinës ka dështuar që të nisë sanimin e gropave, ashtu siç kishte paraparë.

Pasi u shpalli fituesi i tenderit që do t’i kryente këto punë, një kompani u ankua në Organin Shqyrtues të Prokurimit një ditë para se Prishtina të nënshkruante kontratë me kompaninë fituese “Stasitnibau” nga Ferizaj, vlera e të cilës peshonte 364 mijë euro. Kompania ankuese “El-Bau” nga Gjilani është ankuar në OSHP, me pretendim që Komuna ka përdorur kritere diskriminuese, kur ka kërkuar që kompanitë të kenë fabrikë për prodhim të asfaltit.

Kjo kompani ishte radhitur e pesta për nga vlera e çmimit, edhe po të kishte fabrikë të asfaltit nuk do të fitonte. Ky fakt e ka vënë në dyshim Komunën, e cila po pretendon se dikush nga politika ka ndërhyrë për ta stopuar procesin.

Në OSHP kanë thënë se lënda është duke u shqyrtuar./Zëri/Telegrafi/