Telegrafi

Tenderi 3 milionë euro i ujësjellësit, Apeli i GJKKO dënon me 3 vjet burg Lefter Allën

Gjykata Posaçme e Apelit ka dënuar përfundimisht me 3 vite burg Lefter Allën, ish krye-bashkiakun e Bulqizës i cili u gjet fajtor për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tenderë” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar Alla përfundimisht do të vuaj dënimin me burg.

Vendimi nuk ndryshoi edhe për personat e tjerë të përfshirë.

Konkretisht për ish-nënkryetaren Enkeleda Lleshi dënimi i saj u konvertua në shërbim prove.

Lirim më kusht përfituan edhe 4 ish punonjës të bashkisë të cilët nga SPAK akuzohen për  shkeljes së barazisë në tenderë pasi ishin pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave.

Ndërkohë biznesmenët Aqif Konesha dhe Rasim Daci, si dhe punonjës të kompanisë, u dënuan nga gjykata për falsifikim dokumentesh me nga 1.6 deri në 1.9 vite burg.

Lefter Alla  i cili u arrestua më 15 mars të një viti më parë akuzohet për se ka shpërdor detyrën në lidhje më një tender me vlerë 3 mln euro, shkruan euronews.al

Ai dyshohet se në bashkëpunim më ish zyrtarët e bashkisë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha.

Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.

Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për ujësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’.

Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 milionë euro, me afat kohor 10 mujor.

Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i ‘BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.