Site icon Telegrafi

Tenderët maratonikë të AQP-së

Presidencës së Kosovës iu rrezikuan veturat që t’i mbesin pa goma të dimrit. Për veturat u alarmua edhe Ministria e Forcës së Sigurisë e disa institucione tjera nga ku iu rrezikuan që të mbesin pa naftë. Të dy këto institucione qendrore shpresuan në Agjencinë Qendrore të Prokurimit (AQP) se do t’i kryen procedurat tenderuese me kohë, për furnizim me naftë dhe furnizim me goma të veturave, por AQP-ja dështoi, andaj realizuan tender vetë. Me kërkesën e shumë institucioneve Agjencia e Prokurimit ka kryen aktivitetet e prokurimit në emër të tyre.

Kjo agjenci ka kohë që i ka shpallur fituesit e dy tenderë të naftës dhe gomave, por nënshkrimi i tyre është bllokuar shkaku se kompanitë garuese janë ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Nëse OSHP-ja do t’i japë të drejtë për nënshkrim të kontratave, AQP-së do t’ia prishë rrjedhën e planifikimit. Mursel Raci nga Agjencia Qendrore e Prokurimit për çdo aktivitet të prokurimit qendror zhvillon konferencë paraofertuese për operatorët ekonomikë dhe pjesëmarrja e tyre është në baza vullnetare, pra nuk është e detyrueshme.

Në takimin e konferencës paraofertuese të organizuar më 05.05.2015, operatorët ekonomikë kanë kërkuar që FSK-ja, për shkak të specifikave të veçanta që ka ky autoritet kontraktues, të largohet nga ky aktivitet i prokurimit qendror. Pas konferencës paraofertuese, AQP-ja ka zhvilluar një takim me zyrtarët e FSK-së dhe ka diskutuar lidhur me specifikat e veçanta që ka ky autoritet kontraktues në implementimin e kësaj kontrate.

Si rrjedhojë e këtyre dy takimeve (konferenca paraofertuese dhe takimi me zyrtarët e FSK-së), janë marrë për bazë specifikat e veçanta që ka ky autoritet kontraktues në implementimin e kontratës në fjalë, andaj është marrë vendim që FSK-ja të largohet nga ky aktivitet i prokurimit qendror. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version