Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP), gjatë auditimit të pasqyrave financiare për komunën e Skenderajt, ka gjetur se në një rast të prokurimit në vlerë prej 505 mijë euro, është identifikuar se marrëveshja mes komunës dhe operatorit privat nuk ka datë të nënshkrimit, por as data e skadimit nuk është e cekur fare
Shkelje të shumta ka evidentuar Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2015 për Komunën e Skenderajt. Gjatë auditimit të pasqyrave financiare për komunën e Skenderajt ka gjetur se në një rast të prokurimit në vlerë prej 505 mijë euro, është identifikuar se marrëveshja mes Komunës dhe operatorit privat nuk ka datë të nënshkrimit, por as data e skadimit nuk është e cekur fare.
Në këtë Komunë Auditori ka identifikuar se në pesë raste të procedurave të prokurimit në vlerë të përgjithshme prej 2,240 mijë euro, polica e sigurimit të ekzekutimit të tenderit nuk mbulon të gjithë periudhën e kontratës.
“Në një rast të prokurimit në vlerë 465 mijë euro, ne kemi vërejtur se nuk ka zotim të mjeteve. Në një rast të prokurimit në vlerë prej 389 mijë euro ne kemi vërejtur se faturat e lëshuara nga operatori ekonomik në vlerë të përgjithshme prej 50 mijë eurosh janë pa numër fiskal dhe pa adresë të plotë të shitësit, kjo nuk është në përputhje me Udhëzimin Administrativ nr. 15/2010”, thuhet në raport. /Zëri/Telegrafi/