Ngjyra tendencë e kësaj vjeshte është roza me të gjitha nuancat e saj. Varet nga ju për të zgjedhur nuancën rozë që shkon më shumë me ngjyrën tuaj, kështu roza e zbehtë u shkon më shumë biondeve, pasi u jep një ëmbëlsi elegante, roza e vjetër, e cila ka për tendencë ta shuajë pak ngjyrën, u shkon më shumë buneve, ndërsa roza bonbone, sikurse edhe tonet luleshtrydhe, kumbull apo rrush, që u shkojnë të gjithave. Ndërkohë, e gjelbra smerald, të verdhat dhe e kuqja, të cilat ishin dominuese vitin e kaluar, vazhdojnë edhe sivjet.
Njerëzit nuk guxojnë shumë t’i përziejnë ngjyrat, por nuk ka problem nëse ngjyrat nuk kombinohen në mënyrë të përkryer. Mjafton të shihni gjethet e vjeshtës: ato nuk janë gjithnjë të kombinuara dhe kjo gjë i bën kaq të bukura.
Tendencat e ngjyrave vjeshtë 2013
