Site icon Telegrafi

Tendencat e modeleve të flokëve për verën 2013

Nëse ju pëlqen të ndiqni modën sigurohuni të keni një nga stilet e mëposhtme nga Living:

Flokë të ndara në mes
Ky model është rikthyer sërish në modë. Pas shumë vitesh dominim të flokëve me vijë anash ka ardhur koha e rikthimit të këtij modeli.

Baluke e gjatë në ekstremin anësor
Ky model do ju japë siguri, ndryshim dhe një pamje unike, dramatike.

Flokë të çrregullt
Ky ndoshta nuk tingëllon si një model trendi flokësh, por do të jetë tendencë këtë sezon. Përdorni tharësen për t’i dhënë një stil të çrregullt flokëve tuaj dhe produkte për volum.

Flokët e mbledhura në pjesën e poshtme të kokës
Ky model është rikthyer që në vitin 2012 dhe vazhdon të jetë tendencë. Ju jep një pamje të rregullt dhe të bukur. Telegrafi/
 

Exit mobile version