Markat konkurrojnë imagjinatën duke krijuar koleksionet më tërheqëse. Ja disa nga tendencat për sezonin vjeshtë-dimër 2013/2014:
Manikyr me shkëlqim
Manikyri juaj i dimrit duhet të shkëlqejë duke ju dhuruar kështu një efekt joshës. Ideale për personat që ndjekin modën dhe që preferojnë të theksojnë detajet në paraqitje.
Manikyr i errët
Këtë vit lërini vend ngjyra ngjyrës jeshile, kaki , zeze , kafe me shkëlqim, vishnje etj. Thonjtë e errët do t’iu dhurojnë një efekt elegant këtë dimër.
Manikyri portokalli
Për t’i dhënë karakter veshjes suaj në dimër, thjeshtë zgjidhni ngjyrën e ndezur. Ngjyra portokalli dhe rozë do t’i japin ton veshjes suaj.
Manikyr bronz
Ngjyra ylber, argjend ose efekt metalik bronzi janë disa nga trendet e fundit për këtë sezon.