Tendencë e këtij sezoni është përgjithësisht ngjyra e kuqe. Gjithmonë e shtruar bukur në thonj të kuruar e të shkurtër, që duhet të jenë "set" me thonjtë e këmbës, por gjithashtu edhe nuancat si: bezha, nude, rozë, etj. Ngjyrat natyrale janë gjithmonë të preferuara nga femra, të cilat ndjekin blogje të caktuara.
Nëse kjo tendencë e tejkalon thjeshtësinë e saj në ekstravagancë, atëherë kalojmë në thonj të gjatë me majë. Ngjyrat fosfor përqendrohen bukur, pa patur nevojë për zbukurime të tepërta. Këtu vëmë re, se shumë personazhe në botë, ndahen midis tyre.
Shumë të kërkuar në këtë stinë janë edhe aksesorët në forma të ndryshme, si fjongot apo gurët e kristalit që duhen dizejnuar dhe vendosur në përshtatje me stilin e personit. /Telegrafi/