Arti i syrit Qerpikët me xixa apo qerpikët artificial dekorues me lloj-lloj formash kanë pushtuar rrjetet sociale. Sidoqoftë, duhet të tregoheni të kujdesshme që të mos i përdorni pa shije, duke iu përmbajtur tendencës pa e kaluar masën. Për këtë, përdorni shkopin për volum apo thjesht qerpikë artificial. Kësisoj, me pak pulitje qepallash, sytë shkëlqejnë e marrin karakter.
Lëkura e fytyrës ultra nude
Nëse doni një lëkurë të fytyrës pa defekte dhe plot shkëlqim nga shëndeti, grimin duhet ta bëni të lehtë dhe me transparencë, sugjeron Living. Lërini lëkurës shkëlqimin e saj natyral.
Buzët shpërthyese Roza fuksia dhe portokallia do të jenë në krye të listës. Jo vetëm që këto ngjyra janë vibruese, por ato krijojnë edhe një pamje të veçantë e ngacmues, duke krijuar thyerje në një grim tepër të përmbajtur.
Qepallat me ngjyra Me shpërthime ngjyrash, pastele apo ‘eyeliner’ me ngjyra, grimi i syve ndriçon bebëzën e syve dhe i jep formë skulpturore shikimit.
Roza
Ngjyra rozë do të na sjellë freskinë gjatë kësaj periudhe. Me një përqarkim të lehtë përreth syve dhe e përdorur me delikatesë në buzë, ngjyra rozë do të ngjitet edhe lart në faqet tona. /Telegrafi/