Site icon Telegrafi

Tendenca e flokëve, të gjelbra si bari

Pas suksesit të buzëkuqit të saj Kylie Jenner ka zbuluar ngjyrën e flokëve, të cilat kanë hije jeshile.

Por ajo nuk është e para që përqafon këtë tendencë, Nicki Minaj, Lady Gaga, Lena Dunham, Katy Perry dhe Lauren Conrad kanë eksperimentuar me këtë hije.

Hija në myshk nuk ka tërhequr vetëm zonjat. Jared Leto, Ricky Hilfiger, Zayn Malik gjithashtu kanë lyer flokët në këtë ngjyrë.

Çfarë po ndodh këtu?! Flokët e gjelbër nuk kanë qenë kaq popullore që nga viti 1980 dhe ne nuk jemi të sigurt nëse po rikthehen sërish.
 

Exit mobile version