Site icon Telegrafi

Tenda interesante që bëhet gati brenda disa minutave (Video)

Përpos kohës që merr montimi i tendës, edhe më i mundimshëm është çmontimi dhe heqja e litarëve nga kunjëzat në tokë.

Në mënyrë që kjo të jetë shumë më e lehtë, është krijuar tenda e cila në vend të mbajtëseve prej metali ka kolona që fryhen si tullumbace për të mbajtur tendën, transmeton Telegrafi.

E pasi të jetë kryer pushimi, mjafton të hiqen siguresat dhe të paloset me kujdes, për ta futur në çantë.

Por, pa dashur të ju prishim pushimin, duhet të tregojmë edhe çmimin. Tenda e prodhuesit gjerman dhe me kualitet të lartë kushton hiq më pak se 5328 euro. /Telegrafi/

 

Exit mobile version