Site icon Telegrafi

‘Tenda më e madhe ndonjëherë’ u montua nga 40 vullnetarë që punuan për një javë (Foto)

Për nderë të Ditës Botërore të Rinisë, që po zhvillohet në Dyseldorf të Gjermanisë, është ngritur ajo që besohet të jetë tenda më e madhe që është hapur ndonjëherë.

Për ta montuar atë, janë angazhuar 40 vullnetarë, që kanë punuar në mënyrë intensive për një javë, transmeton Telegrafi.

Në pamjen prej larg ngjanë si katedrale dhe ka një kambanë kishe, në mesin e dy kullave të gjata rreth 15 metra.

Kjo tendë, ishte montuar për herë të parë më 2005 dhe u shfrytëzua për shitjen e mallrave për bamirësi. Madje, mund të hipej në kulla dhe të shihej terreni që e rrethon.

Këto objekte përdoren nga vullnetarët e ndryshëm në mbarë Gjermaninë, por kjo besohet të jetë më e madhja që është shfrytëzuar për aktivitetet rinore.

Megjithëse u shpenzuan shtatë ditë të lodhshme për ta montuar, palosja dhe paketimi thuhet se bëhet për vetëm një ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version