Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ishte i shqetësuar për kontratën e David de Geas dje.
Sir Alex Ferguson shpërndau çmime për të shënuar 700 golat e Cristiano Ronaldos në klub dhe paraqitjen e 500-të të portierit spanjoll në United.
E ardhmja e De Geas është në ajër pavarësisht se ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar.
Spanjolli, që mbush 32-vjeç muajin e ardhshëm, ka hyrë në muajt e fundit të marrëveshjes së tij, me klubin që ka opsionin për t’ia vazhduar edhe për një vit tjetër.
“Ne nuk morëm një vendim për të, por ajo që mund të them është se jam shumë i lumtur me David de Gean si portier”, ka deklaruar Ten Hag.
“Dy paraqitjet e tij të para të sezonit nuk ishin më të mirat e tij, por pasi e shihni ai sjell shumë në departamentin e mbrojtjes, jep stabilitet dhe si person më pëlqen”.
Ten Hag mohoi se mungesa e një marrëveshjeje të re ishte për të siguruar që De Gea të mbante nivelin e tij të lartë të performancës.
“Kjo është diçka që ka të bëjë me hierarkinë dhe se si mund të motivohen lojtarët për kontratën e re. Por, nuk është arsyeja pse ne e trajtojmë këtë çështje kështu”, ka shtuar trajneri holandez. /Telegrafi/