Viktor Gyokeres ka qenë prej kohësh një nga objektivat kryesore të Manchester United për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Por, Djajtë e Kuq janë në dijeni se nuk do ta kenë aspak të lehtë të transferojnë sulmuesin që po shkëlqen këtë sezon te Sportin Lisbona.
Gyokeres është autor i 36 golave dhe 14 asistimeve deri më tani këtë sezon dhe skuadra portugeze nuk do të heq dorë aq lehtë nga futbollisti.
Ruben Amorim, trajneri i klubit siguroi se ata do ta linin yllin e tyre të largohej vetëm në këmbim të klauzolës prej 100 milionë eurosh që ai ka aktualisht.
Ky është një çmim që United nuk do të ishte i gatshëm ta paguante dhe është duke përgatitur një ofertë në të cilin do të përfshinte lojtarë nga skuadra aktuale për ta ulur atë shumë në maksimum dhe në këtë mënyrë do t’i ofronte Erik Ten Hag sulmuesin që ka kërkuar aq shumë për 2024/2025.
Me Unitedin të interesuar, e ardhmja e sulmuesit të ri mund të jetë jashtë Sportingut, duke pasur kështu mundësinë të vazhdojë të shkëlqejë, por tani në atë që shumëkush e konsideron si liga më e fortë në botë, Premier League. /Telegrafi/