Manchester United ka pësuar një humbje shokuese nga Liverpooli me rezultat të thellë 7-0.
Pjesa e parë përfundoi vetëm 1-0, derisa në të dytën vendasit shpërthyen duke i shënuar edhe gjashtë gola të tjerë në portën e Djajve të Kuq.
Trajneri i United, Erik Ten Hag ka shpërthyer pas ndeshjes duke thënë se lojtarët e tij kishin një sjellje joprofesionale dhe se është i mërzitur nga humbja e pësuar.
“Mendoj se luajtëm një pjesë të parë të mirë. Një gabim në organizim pak para fundit të pjesës së pare në kushtoi shumë. Në pjesën e dytë thjesht nuk ishim ne”.
“Nuk ishin standardet tona dhe nuk luajtëm si skuadër. Ishte sjellje joprofesionale. Po, jam i zemëruar”, deklaroi Ten Hag.
Tutje trajneri holandez tha se United i ditës së sotme ishte larg nga ai që ka qenë muajve të fundit.
⏩ Time to regroup and focus on a second-half response. #MUFC || #LIVMUN pic.twitter.com/9JRfEdU1vP
— Manchester United (@ManUtd) March 5, 2023
“Jam i befasuar sepse kam parë javët dhe muajt e fundit se ky ekip është elastik dhe ka një qëndrim fitues. Nuk i qëndruam planit dhe nuk e bëmë punët tona”.
“Kemi treguar se mund të rikthemi kur kemi humbur ndaj Manchester City. Kjo është pa dyshim e papranueshme. Jam shumë i zhgënjyer dhe i zemëruar për këtë”, deklaroi Ten Hag. /Telegrafi/