Erik Ten Hag mund të rikthehet përsëri në Munich pas aventurës së suksesshme te Ajaxi.
Trajneri holandez ka punuar për dy vite në Munich, duke stërvitur ekipin e dytë të Bayernit, në sezonet 2013/14 dhe 2014/15.
Televizioni Sport 1 ka raportuar se Bayern po mendon ta angazhojë holandezin në ekipin e parë.
Niko Kovac nuk ka bindur dhe mund të shkarkohet vetëm pas një viti në krye të kampionëve të Gjermanisë.
Pas sukseseve me Ajaxin në Ligën e Kampionëve dhe në Ereidivise, Bayerni po mendon t’ia besojë ekipin e parë Ten Hagut.
Kontrata e Ten Hag me Ajaxin është deri në qershor të vitit 2020, ndërsa gjiganti holandez po mendon t’i ofrojë atij një kontratë të re deri në vitin 2023.
Por në rast se Ten Hag dëshiron t’i bashkohet Bayernit, atëherë kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë duhet të paguajnë dëmshpërblim te Ajaxi për ta angazhuar trajnerin. /Telegrafi/