Telegrafi

Ten Hag pranon se Onana nuk ka qenë “mjaft i mirë”, teksa Man Utd po konsideron nënshkrimin me një portier të ri

Erik ten Hag pranoi se Andre Onana nuk ka qenë mjaftueshëm i mirë me paraqitjet e tij tek Manchester United.

Të enjten, The Sun pretendoi se United po konsideronte rikthimin e David De Geas për një marrëveshje afatshkurtër mes shqetësimeve se ata do të kenë mungesë të portierëve kur Onana të shkojë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Spanjolli, i cili ishte numri 1 në “Old Trafford” për 12 vjet, u largua nga klubi vetëm këtë verë pas skadimit të kontratës së tij.

Onana u transferua më pas nga Interi për 42 milionë funte, me kamerunasin që kishte përjetuar një fillim të vështirë të jetës në “Old Trafford”.

Duke folur përpara derbit të Mançesterit të dielën, Ten Hag pranoi se Onana kishte qenë i mire në muajt e tij të parë në United.

“Ju i jepni atij standardet dhe gjithashtu pritshmëritë, por gjithashtu ka të bëjë me arritjen në të njëjtin nivel”, ka thënë fillimisht Ten Hag.

“Ai ka pritshmëri të mëdha nga vetja. Ne i japim atij besimin, shikoni se çfarë ka bërë në të kaluarën për klube të mëdha në liga të mëdha, ai ka aftësi”, vazhdoi holandezi.

“Dy ndeshjet e fundit ishin një progres i mirë, tani duhet të vazhdojmë kështu. Është shumë mirë, por te Manchester United e mira nuk është mjaft e mirë”.

Të martën, Onana priti një penallti për të siguruar një fitore jetike 1-0 ndaj Kopenhagës dhe për t’i dhënë edhe një mundësi të dytë Unitedit në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/