Manchester United është duke kërkuar trajner të ri për edicionin e ardhshëm, pasi Ralf Rangnick është marrë për rolin e këshilltarit të klubit pasi të mbyllë këtë sezon.
I përzgjedhuri i “Djajve të Kuq” është trajneri aktual i Ajax, Erik-Ten Hag.
Trajneri nuk e ka mohuar faktin që ka bisedime dhe thekson se United është një klub i madh, por aktualisht mbetet i fokusuar te puna në krye të Ajax.
“Ka gjithnjë bisedime me përfaqësues të klubeve të tjera, Manchester United është një klub i madh dhe me fansa të shkëlqyer. Por, vëmendja ime për momentin është e gjitha te Ajax, ne po mendojmë për sezonin e ardhshëm por në futboll nuk i dihet asnjëherë”.
“Nuk dua të përjashtoj asnjë mundësi sepse në futboll situatat ndryshojnë nga dita në ditë. Nëse në një moment të caktuar do të vendos të ardhmen time, shpresoj që njerëzit te Ajax ta kuptojnë zgjedhjen time”, ka thënë Ten Hag. /Telegrafi/