Site icon Telegrafi

Ten Hag konfirmon planet e Man Utd për nënshkrimin e sulmuesi gjatë janarit

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka njoftuar se drejtuesit e klubit janë në kërkim për nënshkrimin e një sulmuesi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ten Hag ka thënë se klubi do të përpiqet të sjellë një tjetër sulmues, pas largimit të golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar, Cristiano Ronaldo.

Edhe pse padyshim refuzoi të vihej me emra, holandezi ishte i lumtur të diskutonte këtë temë gjatë një interviste me gazetarët në kampin stërvitor dimëror në Spanjë.

“Po, por vetëm kur të gjejmë lojtarin e duhur”, u përgjigj fillimisht Ten Hag kur u pyet nëse donte një sulmues të ri për të zëvendësuar Ronaldon.

“Ne bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë, kështu që unë bëj kërkime për çdo mundësi që vjen. Ne bëjmë gjithçka që mundemi nëse kjo mundësi do të jetë aty”.

Afati i transferimeve dimërore hapet më 1 janar dhe mbyllet më 31 janar. /Telegrafi/

Exit mobile version