Erik ten Hag i ka kërkuar lojtarëve të tij tek Manchester United për të mbajtur qetësinë mes atmosferës ‘armiqësore’ në udhëtim ndaj Galatasaray, duke insistuar se ai ka një ‘plan’.
United ka pasur një ndeshje famëkeqe ndaj Galatasarayt në sezonin 1993/1994, me tifozët e ekipit turk që i kanë pritur “Djajtë e Kuq” në aeroportin e Stambollit me banerin ‘Mirësevini në ferr’, një frazë e cila vazhdon të lidhet me klubin edhe 30 vite më pas.
Trajneri ka thënë se lojtarët e tyre nuk duhet të fokusohen në mes të zhurmës së madhe që do mbizotërojë në stadium, pasi Marcus Rashford u përjashtua me të kuq në takimin e fundit në Ligën e Kampionëve ndaj Kopenhagës dhe Casemiro u përjashtua gjithashtu në ndeshjen e fundit mes tyre në “Old Trafford” në tetor, aty ku korri fitore Galatasaray.
Ai sidoqoftë, ka një plan që shpreson se lojtarët e tij do ta zbatojnë me përpikmëri.
“Absolutisht, ju duhet të qëndroni të qetë në kokën tuaj dhe të mos bëheni shumë emocional dhe të kontrolloni emocionet, mos ju dhuroni atyre asgjë, gjyqtarit po ashtu, në nuk duhet t’iu japim një moment që mund ta shfrytëzojnë”, ka thënë tekniku holandez në konferencën për shtyp.
“Ju duhet ta luani lojën tuaj, nuk është e rëndësishme se si luan kundërshtari, me rëndësi është se si ju luani. Ne do të bëjmë një plan të mirë dhe lojtarët do të duhet të vendosin. Manchester United ka një histori të madhe, ne duhet të shkruajmë të tonën”, shtoi Ten Hag.
United do të përballet me Galatasaray në një terren ku ata nuk kanë fituar kurrë, teksa ju duhet një fitore për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit tutje.
Ata kanë humbur tri nga katër ndeshjet e luajtura në grupin A, duke bërë që të pozicionohen në vendin e fundit në renditje./Telegrafi/