Telegrafi

Ten Hag: Jam i bindur se mund t’i rikthej ditët e lavdisë së Manchester United, por duhet punë dhe njerëz të duhur

Pasi Manchester United humbi nga Brighton në xhiron e parë në “Old Trafford”, trajneri i Djajve të Kuq, Erik ten Hag foli për duelin kundër Brentford dhe dërgoi një mesazh të rëndësishëm për tifozët.

Edhe pse atmosfera mes tifozëve nuk është e mirë ndjeshëm për shkak të nisjes së keqe të kampionatit, trajneri i ri i Manchester United ka folur mbështetjen që ka ekipi dhe procesin në të cilin ndodhet.

“Nuk mund t’u kërkoj tifozëve të kenë durim. Shpresoj që të jenë të durueshëm sepse duan të shohin një ekip fitues dhe prandaj jam këtu. Procesi kërkon kohë “, ka thënë holandezi.

Pas kësaj, ai ka reflektuar për lojën e lojtarëve të tij në xhiron e parë dhe ka theksuar se ka gjëra me të cilat nuk mund të kënaqet.

“Ne nuk ishim të mirë për sa i përket rezultatit, por edhe në shumë aspekte të tjera. Kjo është krejtësisht normale në fillim të sezonit. Duhet të jemi më të mirë”, deklaroi ai.

Në fund, trajneri i United iu përgjigj edhe një pyetjeje tejet të madhe, duke treguar se ai ka besim në vete.

“Është një sfidë e madhe dhe e dinim më herët. Duhet kohë, por në futboll shpesh nuk e ke dhe kjo është ajo që e bën sfidues. Dhjetë vjet më parë fituam kampionatin, por për t’u kthyer te suksesi duhet shumë kohë, shumë punë, strategji e mirë dhe njerëzit e duhur. Kjo është ajo që ne po punojmë çdo ditë”, ka thënë Erik ten Hag. /Telegrafi/