Telegrafi

Ten Hag: Fitorja pothuajse e përsosur, nuk kam preferencë në short pasi duam ta fitojmë garën

Erik Ten Hag. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Trajneri i Ajax , Erik ten Hag, është i lumtur me fitoren 4-1 kundër Real Madridit.

Sipas tij ndeshja e zhvilluar sot nga Ajax ishte shumë afër të quhet e përsosur.

“Ishte afër përsosmërisë. Gjatë dy ndeshjeve, patjetër që meritonim të kalonim në raundin e ardhshëm. Jam kënaqur duke e shikuar ekipin tim jashtëzakonisht këtë mbrëmje”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-4 Ajax: Shumë dështime te mbretërit

Katër herë e Ligës së Kampionëve kanë 13 vjet që nuk janë në çerekfinale.

Erik Ten Hag, trajner i Ajaxit. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Duke folur për ambiciet e Ajaxit, Ten Hag refuzoi të vendosë një kufi në këtë garë, duke thënë që do të tentojnë ta fitojnë.

Lexo po ashtu Frenkie de Jong është gati për aventurë te Barcelona – i iku me lehtësi presionit të Luka Modric dhe Vincius Jr me dy lëvizje

“Le të mos harrojmë se kemi filluar në raundet kualifikuese, por ne jemi ende në garën për tre çmime dhe ne duam t’i fitojmë të gjitha”.

Erik Ten Hag. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

“Unë nuk kam preferencë për shortin, kështu që unë nuk do të mendoj për këtë. Të gjithë kundërshtarët e mundshëm janë skuadra të mëdha – por ashtu edhe Real Madridi”, ka thënë trajneri as ndeshjes. /Telegrafi/