Telegrafi

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Erik Ten Hag i ka ditët e numëruara si trajner i Manchester United, pasi shkarkimi i tij është i pashmangshëm.

Trajneri holandez ka dëshpëruar të sjell trofe në Old Traford, derisa ishte para një eliminimi katastrofë nga gjysmëfinalja e Kupës FA.

United kishte krijuar epërsi prej 3-0 ndaj skuadrës nga kategoria e dytë Coventry, por në minutën e 90-të rezultati u barazua në 3-3, derisa arritën në fund fitore pas penalltive.

Lexo po ashtu Gjest i shëmtuar i cili po kritikohet nga të gjitha anët: Ylli i Man Utd provokon lojtarët e Coventryt pasi i shpëtuan eliminimit të turpshëm 

Ten Hag do të shkarkohet në fund të sezonit nga pozita e tij si trajner i Manchester United.

Gazeta gjermane ‘Kicker’ ka njoftuar se Djajtë e Kuq tanimë kanë gjetur zëvendësuesin e holandezit.

Bashkëpronari i United, Jim Ratcliffe ka filluar bisedimet me trajnerin gjerman Thomas Tuchel i cili do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit.

Tuchel është i etur për tu rikthyer në Angli pas aventurës pozitive te Chelsea dhe do të ketë për detyrë ta ngritë gjigantin anglez Manchester United në nivelin ku ishte më parë. /Telegrafi/