Telegrafi

Ten Hag dëshiron që Rangnick të jetë pjesë e ekipit të tij te Man Utd

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag dëshiron që Ralf Rangnick të jetë pjesë e stafit të tij nëse ai do të transferohet në Manchester United pas përfundimit të sezonit aktual.

Sipas mediumit The Mirror, Ten Hag është frustruar me situatën në Ajax dhe tani po mendon të largohet nga klubi.

Raporti thotë se nëse Ten Hag do të bëhej trajner i United, atëherë ai do të ishte i hapur për t’i dhënë trajnerit aktual Rangnick një rol si pjesë e ekipit të tij stërvitor.

Lexo po ashtu Ten Hag merr mbështetje për të drejtuar Manchester Unitedin nga sezoni i ardhshëm

Pas këtij sezoni, Rangnick do të marrë një pozicion konsulenti në United për dy vitet e ardhshme, por Ten Hag mund t’i jap 63-vjeçarit një rol më aktiv në ekip.

Ten Hag shihet si një nga kandidatët kryesorë për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Unitedit, me Mauricio Pochettinon e Paris Saint-Germain që gjithashtu është lidhur shumë me këtë punë.

Gjatë kohës së tij në Ajax, Ten Hag ka fituar dy herë titullin në Eredivisie, ndërsa ka fituar edhe Kupën KNVB në dy raste.

Lexo po ashtu Pochettino në bisedime sekrete me Manchester United – në anën tjetër Rangnick preferon Erik ten Hag si trajner të ardhshëm

Largimi i Marc Overmars si drejtor i futbollit nga Ajaxi ka bërë që Ten Hag të konsiderojë të ardhmen e tij.

Përpara se të drejtonte gjigantin holandez, trajneri i njohur kishte qenë në krye të klubeve si Go Ahead Eagles, Bayern Munich II, Twente dhe Utrecht. /Telegrafi/