Telegrafi

Ten Hag i dërgon një paralajmërim të ashpër yllit të United i cili nuk ka treguar potencial të madh

Erik Ten Hag i ka dërguar një paralajmërim të ashpër njërit prej yjeve të tij tek Manchester United.

Sezoni 2023/2024 ka qenë një për tu harruar nga Manchester Unitedi për shkak të startit të tyre të tmerrshëm.

Të besuarit e Ten Hag momentalisht gjenden në pozitën e gjashtë në Ligën Premier, tetë pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Aston Villa.

Ëndrra e United në Ligën e Kampionëve u shndërrua në një makth pasi ata përfunduan në pozitën e fundit në grupin e tyre ku bënte pjesë Bayern Munich, Copenhagen dhe Galatasaray.

Lexo po ashtu Fulham me një gol në ‘frymën e fundit’ merr tri pikë në udhëtim ndaj Manchester United
“]

 

“Djajtë e Kuq” u mposhtën sot nga Fulhami në shtëpi nga një gol në minutat e fundit që u shënua nga Alex Iwobi për të marrë fitoren dramatike me rezultat 2-1.

Një ndër temat kryesore këtë sezon ka qenë forma e Antony, i cili ka arritur të shënojë vetëm një gol dhe ka bërë vetëm një asistim në 25 paraqitje. Ten Hag para ndeshjes me Fulham kishte pranuar se braziliani nuk e ka shfaqur potencialin e tij të plotë.

“Ai duhet të dëshmojë veten dhe do ta bëjë, ai ka potencial të madh. Ai nuk e ka shfaqur atë së fundmi, por e di se çfarë talenti është ai dhe ka të bëjë me dëshmimin e talentit të tij”, ka thënë Ten Hag.

“Ju keni konkurrencë dhe tani ai duhet të tregojë veten në stërvitje, sepse edhe të tjerët gjithashtu do të kenë mundësinë e tyre”, përfundoi ai./Telegrafi/