Site icon Telegrafi

Ten Hag i bindur se Man United mund t’i japë fund ecurisë pozitive të Bayernit në Ligën e Kampionëve

Erik Ten Hag është i bindur se përkundër vështirësive, Manchester United ka fuqinë për të mposhtur Bayern Munichun dhe të shpresojnë për një “mrekulli” në Ligën e Kampionëve.

Kampanja e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve për “Djajtë e Kuq” nuk ka qenë aq e suksesshme, andaj shpresat e tyre për kualifikim në fazën me eliminim po mbahen për një “fije të perit”.

United ka grumbulluar vetëm katër pikë dhe janë të pozicionuar në vendin e fundit në grupin A dhe ndeshjen e fundit të fazës së grupeve e luajnë si nikoqir i Bayernit që tashmë ka siguruar kualifikimin.

Lexo po ashtu Manchester United i gatshëm të shesë pesë lojtarë në afatin kalimtar të janarit

Të besuarit e Ten Hag duhet të bëhen skuadra e parë që e mposht gjigantin gjerman në një ndeshje të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve që prej shtatorit të vitit 2017 dhe të shpresojë që ndeshja mes Kopenhagës dhe Galatasarayt të përfundojë pa fitues.

“Nuk e di. Ajo çfarë di është se nuk duhet të mendojmë për ndonjë skenar negativ. Ne duhet të mendojmë pozitivisht, kështu që e dijmë se çfarë duhet të bëjmë. Ne duhet të fitojmë për të qëndruar në Evropë”, ka thënë Ten Hag.

United pësoi një humbje të rëndë të shtunën ku u mposhtën me rezultat 3-0 në shtëpi nga Bournemouth.

Lexo po ashtu Sancho drejt rikthimit në Bundesliga, Man Utd dhe Dortmund po përgatitin një shkëmbim të bujshëm

United janë duke u ballafaquar me një krizë të lëndimeve para ndeshjeve me Bayernin dhe Liverpoolin.

Victor Lindelof mungoi në ndeshjen ndaj Bournemouth, ndërsa Martial dhe Rashford munguan për shkak të gripit.

Sfida mes Manchester United dhe Bayern Munich do të luhet nesër (e martë) me fillim nga ora 21:00./Telegrafi/

Exit mobile version