Site icon Telegrafi

Ten Hag i bindë dy top yje që t’i bashkohen Manchester Unitedit

Manchester United është duke finalizuar marrëveshjet për Joshua Zirkzee dhe Matthijs De Ligt.

Fabrizio Romano shkroi: “Manchester United ka dritën e gjelbër nga Joshua Zirkzee dhe Matthijs de Ligt për t’iu bashkuar klubit”.

“Të dy lojtarët kanë folur me Erik ten Hag, me Man United tani gati për të avancuar në anën e klubit në ditët në vijim. Gjithçka është miratuar në pagë/komision edhe për Zirkzee”.

Kontrata e Zirkzee përfshin një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro dhe bisedimet janë duke vazhduar për tarifën.

Klauzola duhet të paguhet plotësisht, duke paraqitur një çështje të mundshme të fluksit të parave, kështu që United po shqyrton nëse do ta aktivizojë atë apo do të negociojë një çmim të veçantë.

23-vjeçari holandez pati një sezon të shkëlqyeshëm në Itali, duke shënuar 11 gola në ligë dhe duke dhënë pesë asistime, duke ndihmuar Bolognan të kualifikohej në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sa i përket De Ligt, Bayern po kërkon një tarifë prej 50 milionë eurosh. /Telegrafi/

Exit mobile version