Përbërësit:
▪ 2 vezë
▪ 250 gr. miell
▪ 2 karkaleca për njeri
▪ 1/2 l. ujë të ftohtë
▪ 1 patëllxhan
▪ 1 kungulleshkë
▪ 1 spec vaj sa duhet për të skuqur
▪ filiza soje
Përgatitja
1- Hiquni kokën dhe zhguallin karkalecave. Pritini në copa të vogla dhe shtypini duke ushtruar presion në mënyrë që të mos fryhen gjatë skuqjes dhe, në përfundim të gatimit, të jenë të gjitha uniforme.
2 – Hidhni më vete të verdhat e vezëve në një tas, shtoni miellin dhe ujin e ftohtë pak nga pak dhe rriheni për të përftuar një masë kremoze.
3 – Pritini primet me rripa dhe në rrotulla por duke pasur kujdes që në një vend të mbahen të bashkuara: kur t’i vini në pjatë mund t’i hapni në formën e një erashke.
4 – Me një pincë merrni karkalecat që i keni bërë gati, pluhurosini me pak miell, zhytini në masën kremoze që keni përgatitur me të verdhat e vezëve dhe skuqini në vaj të nxehtë derisa të marrin një faqe të artë dhe të rreshkur.
5 – Vendosini karkalecat në një pjatë mbi të cilën keni shtruar një letër thithëse. Përsëriteni të njëjtën gjë me perimet: kalojini në miell, në masën kremoze, skuqini dhe vendosini mbi letër thithëse.
6 – Kompozoni karkalecat dhe perimet në pjatë (këto të fundit duke i hapur si erashkë). Zbukurojeni pjatën me filizat e freskëta të sojës dhe shërbejini të shoqëruar me një tas me salcë soje. /Telegrafi/