I ndodhur në anën e një mali dhe i vendosur në vetëm një shtyllë druri, e cila për qindra vite e ka mbajtur të mos rrëzohet kytempull.
I ndërtuar në vitin 1146, tempulli Ganlu gjendet brenda një lugine në Taining e vendosur në provincën Fujian të Kinës juglindore.
Me mijëra turistë e vizitojnë tempullin çdo vit për shkak se është një vend unik i adhurimit.
Interesante në lidhje me tempullin është se pjesa më e madhe e strukturës mbahet vetëm nga një shtyllë druri, e që për gjithë këto vite e ka mbajtur mbi vete, transmeton lajmi.net.
“Ganlu”, ka kuptimin si “vesë e ëmbël”, për shkak të strukturave mbi tempullin e që vendasit e kanë quajtur në këtë formë.
E veçanta e tij është se konsiderohet si tempulli i shërimit, për familjet të cilat nuk mund të kenë fëmijë, të udhëtojnë në këtë tempull, që adhuron ‘Buddha-n’ e që pastaj vizita t’i ndihmojë ata të kenë fëmijë.
Tempulli është ndërtuar nga Ye Zuqia, pasi mamaja e tij nuk kishte fëmijë dhe kishte udhëtuar kudo për të gjetur shërim.