Telegrafi

Tempi rigoroz i ushtrimeve nuk jep rezultate më të mira, dhe lëndon

Tempi i moderuar i ushtrimeve disa herë në ditë sjellë më shumë vetëbesim dhe energji se tek ata që ushtrojnë në mënyrë intensive, zbulon studimi i Universitetit Pennsylvania i kryer në femra në moshën prej 40 deri 60 vjet.

Femrat që kanë marrë pjesë në studim dy javë kanë shënuar se sa ushtrojnë dhe çka hanë. Rezultati fizik në mes ushtrimeve rigoroze dhe të moderuara ishte i barabartë, por femrat që kanë bërë ushtrime rigoroze janë ndjerë më keq psikikisht.

Hulumtuesit kanë vërtetuar që ushtrueset rigoroze më shpesh ndërrojnë disponimin dhe vuajnë nga depresioni, transmeton Koha.net. Përveç kësaj, ato lodhen deri në kufi të fundi për çka edhe humbin motivimin, nuk argëtohen më shumë në ushtrime, dhe përveç kësaj rrezikojnë edhe problemet shëndetësore.

“Ushtrimet përmirësojnë disponimin, por vetëm nëse bëhet fjalë për tempin e moderuar. Kjo veçanërisht ka të bëjë me ata që nuk kanë ushtruar rregullisht më herët dhe kanë më shumë kilogramë”, ka konkluduar autorja e studimit, Steriani Elavsky. /Telegrafi/