Site icon Telegrafi

Temperaturat zbresin nën zero, parashikimi i motit në Shqipëri

Deri në orët e mesditës parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në ultësirën perëndimore dhe në një pjesë të mirë të zonave malore në vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të pakta vranësirash në për të gjithë territori, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë përgjatë kufirit Lindor të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, duke luhatur vlerat ditore nga -1 gradë Celcius deri në 17 gradë Celcius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik mbi detin Adriatik do të diktoj kushtet e motit në të gjithë territorin e Kosovës, ku do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. /Telegrafi/

Exit mobile version