Site icon Telegrafi

Temperaturat zbresin deri në -3 gradë Celcius, parashikimi i motit në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Qarkullimi i masave ajrore nga veri—verilindja e kontinentit do të sjellë mot të qëndrueshëm por të ftohtë në territorin e Shqipërisë.

Për pasojë kthjellimet do të jenë dominante, përjashtuar zonat verilindore dhe juglindore ku do të ketë reshje të izoluara dëbore.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që: pasditja dhe mbrëmja të mbeten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3 gradë Celcius deri në 12 gradë Celcius.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Masat ajrore të ftohta me origjinë nga Verilindja e kontinentit Evropian kanë depërtuar në rajonin e Ballkanit, duke bërë që të vijojë rënia e temperaturave të ajrit në të dy vlerat ekstremale ditore. /Telegrafi/

Exit mobile version