Gjatë ditës së mërkurë temperaturat do të ulen ndjeshëm në Shqipëri. Sipas Meteoalb, temperaturat do të bien me të paktën 4 gradë.
E mesa duket dimri është rikthyer sërish, pas ditëve të ngrohta të javës së kaluar.
Po ashtu e ditur bëhet se vranësirat do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit. Në zona malore pritet që temperaturat të ulen deri në -5°C.
Temperatura të ulëta do të shënohen edhe gjatë ditës së nesërme./Telegrafi/