Moti në Shqipëri gjatë ditës së enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta.
Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdetin Jon. Temperaturat do të jenë me rritje të ndjeshme në mesditë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave pritet nivel “i moderuar” në qarqet Fier dhe Berat.
Priten reshje të dobëta lokale (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 11 / 24 °C; në vendet e ulëta: 10 / 26 °C; në vendet malore: 7 / 23 °C
Era pritet të fryjë e lehtë, deri mesatare në bregdet. /Telegrafi/