Site icon Telegrafi

Temperaturat pësojnë rënie të lehtë në Shqipëri

Sot pritet një tërheqje e masave ajrore afrikane nga territori i Shqipërisë duke sjellë freskim të lehtë të motit.

Sipas Meteoalb, orët e paradites do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në ultësirën perëndimore ndërsa me vranësira dhe shira do të paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të mëtejshëm të vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit, here pas here priten edhe rrebeshe. Nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike do të mbetemi edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15 gradë Celsius deri në 34 gradë Celsius. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë. /Tch/Telegrafi/

Exit mobile version