Telegrafi

Temperaturat përvëluese në vend, ambulanca vendoset në sheshin e Prishtinës

Në sheshet e kryeqytetit nuk ka qarkullim të madh të qytetarëve, kjo pasi në vend po shënohen temperatura shumë të larta – deri në 38 gradë Celsius.

Edhe nga Instituti Hidrometeorologjik është bërë e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius, duke bërë thirrje që qytetarët t’i shmangen ekspozimit të diellit gjatë ditës.

Ndërkaq, përmes syrit fotografik të fotoreporterit të Telegrafit, Ridvan Slivova do t’ju sjellim pamje ku shihen pak qytetarë në sheshet e Prishtinës si dhe një autoambulancë e cila po qëndron në gjendje gatishmërie për qytetarë që mund të kenë nevojë për ndihmë mjekësore. /Telegrafi/

Sheshet e kryeqytetit /Foto: Ridvan Slivova/