Ditët e fundit të vitit 2016 sipas parashikimeve të meteorologëve në Shqipëri, do të jenë më të ftohtat e vitit. Zonat malore do të preken nga temperatura shumë të ulëta, të cilat mund të arrijnë deri në -12 gradë Celsius.
Sipas meteorologëve i ftohti polar do të qëndrojë në vendin tonë deri në ndërrimin e viteve. “Dita më e ftohtë e vitit do të jetë data 31 dhjetor ku termometri do të shënojë -12 gradë Celsius poshtë zeros në zonat malore, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta temperaturat do të jenë -4 deri në -7 gradë”, theksojnë meteorologët.
Reshjet e dëborës gjatë kësaj jave në zonat malore të Shqipërisë do të jenë të pakta. Pas fundjavës dhe ndërrimit të viteve pritet të ketë një përmirësim të temperaturave, të cilat do të rriten gradualisht.
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu dhe bore në zonat verilindore. Era me drejtim verilindjen 2-18m/sek, me intensitet pasdite në bregdet. Deti i forcës 6 me lartësi vale 3.4 metër
Temperaturat parashikohen të jenë:
Vendet malore -2/6
Vendet e ulta 3/12
Vendet bregdetare 4/13. /Telegrafi/